Bllokoi qarkullimin e lirë të mjeteve për të kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet, ndoti ajrin e më pas e postoi video-n në rrjete sociale, identifikohet dhe procedohet penalisht 25-vjecari.
Advertisements
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili kishte bllokuar rrugën pasi po kryente manovra të rrezikshme (drift) me automjet duke shkaktuar ndotje të ajrit e duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi i shtetasit Ermal Nasufi, 25 vjeç që shfaqet në video.
Advertisements
Ndaj 25-vjeçarit, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprat penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Ndotja e ajrit”.
Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Rrugore u vendos masa administrative me vlerë 60 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor, si dhe i’u tërhoq leja e qarkullimit.
Advertisements
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër falënderon qytetarët për besimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.
Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës.