“E hodhi si leckë te shkallët”/ DETAJE nga vrasja në Vlorë, dëshmia tronditëse: I zbrazi armën katër herë

by editor

Një dëshmitar okular ka folur për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Laert Keka dy ditë më parë në qytetin e Vlorës.

Advertisements

Sipas tij, viktima ishte goditur fillimisht nga mjeti i autorëve, ndërsa më pas njëri prej tyre zbriti nga makina dhe e qëlloi me breshëri, sipas dëshmitarit, në kokë dhe jo vetëm tre-katër plumba.

Advertisements

“Asnjë nga ju nuk e ka kuptuar dinamikën. Ai që u vra ia futi vrapit në këmbë nga serviset deri te banka, aty tentoi të kalonte rrugën. Aty ‘Audi’ po të shikosh në video e hedh si leckë te shkallët e furrës. Duket në video. ‘Audi’ ndaloi te kryqëzimi, zbriti personi, një person i vetëm me “M5”, jo kallash, me silenciator, i vajti te koka, ia zbrazi tri katër herë. ‘Audi’ bën mbrapa me derën hapur për ta marrë këtë gjuajtësin. I ka zbrazur dy-tre breshëri në kokë, jo tre-katër plumba”, tha dëshmitari.

Me sa shihet në video, urdhri ishte që Keka të ishte i vdekur, për pasojë, atentatorët janë kthyer pas me makinë dhe e kanë qëlluar dhe 4 herë të tjera në kokë, duke i marrë jetën në vend.

Advertisements

E gjithë skena është kapur nga kamerat e sigurisë në zonë, e ndërsa është e vështirë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Deri më tani, 30 persona janë pyetur nga uniformat blu, e ndërsa rreth 10 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës.

Ndër 30 personat e marrë në pyetje janë familjarë, shokë, të viktimës të pyetur për konfliktet që ai ka pasur apo ngjarje të mëparshme të cilët kanë deklaruar në dijeninë e tyre.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja, të cilat janë kryesisht të armës së zjarrit kallashnikov. 6 prej plumbave e kanë kapur 41-vjeçarin në trup, këmbë dhe kokë. Në vend ngjarje janë gjetur edhe gëzhoja pistolete çka tregon se ka patur shkëmbim zjarri.

Mësohet se viktima ka qenë një person me precedent penal, pasi ishte dënuar më herët me 10 vite burg për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim.

Nga ana tjetër, pak orë pas ngjarjes, policia ka gjetur dhe një automjet të djegur që mendohet se është përdorur nga autorët për të kryer ekzekutimin. Makina e djegur tip “Audi” është gjendur në zonën e quajtur “Kotë- Sevaster”, ku autorët e kanë lënë në rrugë dhe janë larguar me shpejtësi për t’u fshehur.

Deri më tani janë të paqarta shkaqet që çuan deri në ekzekutimin e tij, e ndërsa nuk ka asnjë autor të dyshuar që është ndaluar nga Policia./ Top Channel

You may also like