TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një video të publikuar nga ‘JOQ’, ku shfaqen disa të rinj që dhunojnë një të mitur. Sipas forcave blu, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, 3 autorët e dyshuar, të moshave 13 dhe 15 vjeç. Të rinjtë do të hetohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Advertisements
NJOFTIMI I POLICISË:
Advertisements
Në lidhje me një video të postuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqen disa shtetas të mitur, që dhunojnë bashkëmoshatarin e tyre, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, menjëherë pas publikimit të pamjeve, kanë organizuar punën për verifikimin e rastit. Si rezultat i veprimeve, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, 3 autorët e dyshuar, të moshave 13 dhe 15 vjeç.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Advertisements
Video e JOQ:
https://www.cdnimpuls.com/video/65055ac5ad7ac.mp4?_=2