Vdekja e 3-vjeçarit, sekuestrohen kompjuterët e klinikës private; dyshohet se janë fshirë pamjet filmike

by editor

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, policia ka sekuestruar të premten DVR-në e klinikës ‘Splendent’ ku u krye ndërhyrja ndaj 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Advertisements

Mësohet se mjeku Roland Xhaxho ka pretenduar se në ambientet e brendshme nuk ka pamje të kohëve të fundit me argumentin e kryerjes së disa punimeve.

Advertisements

Megjithatë, hetuesit kanë marrë të plota materialet dhe pritet që në ditët në vijim të këqyren me detaje, edhe mbi dyshimet se mund të jetë ndërhyrë për fshirjen e ndonjë materiali filmik.Po ashtu, janë sekuestruar edhe disa kompjuterë dhe dokumentacione që kanë lidhje me ndërhyrjen e fëmijës 3 vjeç.

3-vjeçari Brian Spahiu vdiq në reanimacionin e pediatrisë më 1 tetor, 3 ditë pas kreu ndërhyrjen kirurgjikale te dentistja Ina Xhaxho për mbushjen e 14 dhëmbëve. Ka qenë babai i saj, Roland Xhaxho që ka kryer anestezinë dhe të dy janë nën hetim, ndërsa Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet. Familjarët akuzojnë mjekun se i ka dhënë dozë të lartë anestezie, ndërsa thonë se djalin e kanë marrë në gjendje të rëndë nga klinika.

Advertisements

You may also like