Sekondat i kanë shpëtuar jetën Edmond Muhametajt, një qytetar nga Tirana i cili ndodhej pranë kryeministrisë kur ndodhi aksidenti i rëndë i mesditës së 5 nëntorit.
Advertisements
Një çift të rinjsh u përplasën nga një makinë, teksa po ecnin në trotuar. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se drejtuesi i mjetit i identifikuar si Jorgaq Thengjilli, 21 vjeç, i cili po lëvizte nga Liceu Artistik në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përmes rrugës “Ismail Qemali” ka humbur drejtimin për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara në zonat e banuara.
Advertisements
Në studion e emisionit “Përballje” në Report Tv, Edmond Muhametaj tregon si ndodhi aksidenti dhe sekondat që e shpëtuan pasi edhe ai mund të ishte ‘viktimë’ .“Ishte çështje sekondash. Po të kisha kaluar semaforin mund të isha unë, Isha shumë afër në të njëjtin trotuar me vajzën e djalin. Semafori më ndaloi. Dëgjova zhurmë të madhe, ngrita kokën e pashë makinën që ngre në ajër një person dhe përplaset me murin e një banesës. Kam parë djalin (I plagosuri) që ishte u gjakosur, tentonte të ngrihej por i thashë qetësohu se po vjen policia. Djali thërriste vajzën në emër dhe që ndodhej poshtë makinës. Mendova se ishte fëmijë. Më thoshte më shikoni vajzën” tregoi Edmond Muhametaj për gazetaren Besmira Pelushaj.
E ndërsa makina ka hedhur në ajër djalin, vajza e cila shoqërohej me të përfundoi poshtë.
Advertisements
“Pamë që kishte njeri poshtë makinës. Vajza ishte në një gjëndje shumë më të vështirë sesa djali. Dikush tha mos e prekni. Erdhi dhe një vajzë me ujë e garzë për të dhënë ndihmë. Nga aksenti mu duk vajza e Ekrem Bardhës. Erdhi dhe një polic, nuk ishte polic i qarkullimit rrugor, duhej të ishte polic i ndonjë institucioni aty afër. Më pas erdhi shumë shpejt ambulanca dhe policia. Ato sekonda të duken orë”
Policia ka arrestuar 21-vjeçari, Jorgaq Thengjilli i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë. Pasi iu nënshtrua edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ.