Policia Rrugore me dorë të hekurt, gjobit me 40 mijë lekë automjetin e ministres së PS! Masa ndaj deputetëve dhe efektivëve që parkojnë gabim

by editor

Policia Rrugore ka vepruar me dorë të hekurt duke gjobitur me 40 mijë lekë automjetin e ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Advertisements

Ministrja Ibrahimaj është gjobitur pasi ka përdorur fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme.

Advertisements

Gjithashtu dorës së hekurt të policisë rrugore nuk i kanë shpëtuar as deputetë dhe efektivë që parkojnë gabim.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Sot kemi ndërmarrë masa të rrepta ndaj disa mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në mesin e tyre janë edhe automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet.

Në videon tonë, mund të shihni se si këto mjete, përfshirë ato që përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, janë trajtuar sipas ligjit.

Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. Nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore!

You may also like