Gjyshja e 12-vjeçares që u ngacmua seksualisht nga një 59-vjeçar ka rrëfyer tmerrin e përjetuar nga e mitura prej më shumë se 1 jave.
Advertisements
Ajo deklaroi se mbesa nuk i kishte treguar për tmerrin që po përjetonte nga 59-vjeçari, pasi ka qenë e frikësuar dhe i vinte turp.
Advertisements
Gjyshja ka rrëfyer se si zbuloi ngjarjen pasi shkoi tek shkolla e 12-vjeçares për të takuar psikologen dhe aty ndodhej edhe burri i dehur, i cili i ngacmoi mbesën.
“Çupa nuk më ka treguar që e ngacmonte ky person se i vinte turp dhe nuk donte të më shqetësonte mua se isha e sëmurë. Shkon çupa me motrën time për të mbledhur ca qumështore për ti shitur.
Advertisements
Ai vajti dhe aty por çupa nga frika i thotë motrës time të ngacmon ty jo mua, se është turp një burrë të ngacmojë një fëmijë. Ka 1 javë që e ndjek mbrapa. Unë dje isha te psikologja te shkolla që ta justifikoja që mos i vinte mungesa cupës, ai ishte aty i pirë, i tha çupës hajde këtu, unë shkova e zura për gryke dhe e godita.
Psikologia që pa çupën duke qarë tha do e lajmëroj unë policinë. Ai e ndiqte nga mbrapa, i fliste në telefon, pinte, ra çupa në depresion”, tregoi e ajo.
Gjyshja e të miturës u shpreh se 59-vjeçaeri ka qenë në gjendje të dehur në rastet kur e ka ngacmuar mbesën e saj.
Ai raportohet se e ka përndjekur për ditë me radhë 12 vjeçaren madje sipas gjyshes ka shkuar edhe në banesën e tyre.
“Ka ardhur me gurë natën, nuk di çfarë të them kam hequr traumë. Çupa ka frikë të dalë, nuk del më vetë vajza jashtë”, tha gjyshja.
E mitura jeton me gjyshen dhe me nënën e saj, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Për vajzën kujdeset gjyshja ndërsa jetojnë në një banesë me kushte të mjerueshme.
Ndërsa 59 vjeçari është arrestuar nga policia. Në zonë ai njihet si person i alkoolizuar dhe jeton vetëm në një banesë në Pojan.