“Koka e rrjetit të kokainës”, arrestohet në Kolumbi shqiptari “El Gringo”

by editor

Drejtoria e Hetimit Kriminal dhe Interpoli i Policisë Kombëtare të Kolumbisë (Dijín) në bashkëpunim me agjencinë e Administratës së Kontrollit të Drogës (DEA) në SHBA raportojnë kapjen e shtetasit shqiptar Klodian Zaimi, alias “El Gringo”.

Advertisements

“El Gringo” kishte si funksion kryesor marrjen e parave nga shitja e kokainës në Shtetet e Bashkuara dhe herë pas here në Evropë, për ta pastruar dhe dërguar në organizatën kriminale në Kolumbi.

Advertisements

Ai gjithashtu ishte përgjegjës për koordinimin e dërgesave të sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga portet e Kartagjenës drejt Amerikës Qendrore dhe Shteteve të Bashkuara duke përdorur varka të shpejta.

Në këtë operacion është kapur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Advertisements

Si “El Gringo”, ashtu edhe personi tjetër i arrestuar kërkohen nga një gjykatë e distriktit jugor të Floridës për krimet e pastrimit të parave, trafikut të paligjshëm të drogës dhe komplotit për të kryer një krim.

You may also like