Deklarata ‘bombë’ e analistit të njohur: Presidenti Begaj është në hetim nga SPAK

by editor

Analisti Enton Abilekaj është shprehur se presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është në hetim nga SPAK.

Advertisements

Komentet Abilekaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se Begaj është në hetim për shkak se ka firmosur dhënien e bazës së Limionit, Porto Palermos dhe Shëngjinit.

Advertisements

Ai foli edhe për vendimin e Apelit të GJKKO për lirimin nga qelia të Jamarbër Malltezit, për të cilin tha se nuk duhet diskutuar.

“Këto janë vendime gjykatash që ne nuk duhet t’i diskutojmë. Ne shohim dosjen. Në këtë vend është nën hetim presidenti Bajram Begaj. Është ish-ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Begaj është në hetim. Nuk është në procedim penal, por në hetim. Ka firmosur dhënien e bazës së Limionit, të Porto Palermos, të Shëngjinit, i ka firmosur ai, është në hetim”, është shprehur Abilekaj.

You may also like