E rëndë në Vlorë, gjendet i vdekur në rrugë 76-vjeçari, çfarë dyshohet

by editor

Një 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë, në lagjen Kushtrim të qytetit të Vlorës. Dyshohet se i moshuari A.A ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ndërkaq policia po heton në lidhje me rastin.

Advertisements

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 11:30, në lagjen Kushtrim, është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi A. A., 76 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

You may also like