“Politikat e qeverisë të paefektshme”, eksperti ngre alarmin: Shqipëria në rrezik nga shpopullimi

by editor

Pasojat sociale të emigracionit, politikat e duhura në sistemin arsimor dhe shëndetsor ishin disa nga temat për të cilat Ditmir Bushati diskutoi sot gjatë një interviste televizive me Arjan Gjonçaj, Profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE) dhe ekspert i Kombeve të Bashkuara për cështjet e popullimit dhe të arsimit.

Advertisements

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se ndryshimet demografike po e çojnë shoqërinë drejt disa sfidave të cilat do të ndjehen shumë shpejt sidomos tek mosha e tretë.

Advertisements

“Shqiptarët po emigrojnë me të madhe. Por, duke pasur një emigracion shumë masiv dhe duke rënë lindshmëria po tkurret popullsia me rreth 20 mijë veta në vit”, tha Gjonça.

Bushati dhe Gjonça ndanë mendimin se jemi në një moment të rëndësishëm në të cilin qeveria duhet të reflektojë menjëherë, duke bërë ndërhyrjet e nevojshme dhe në këtë pikë tre problemet themelore janë “skema e pensioneve, kujdesi shëndetsor dhe shoqëror”.

Advertisements

Sa i takon skemës së pensioneve, Gjonça thotë se bota perëndimore e ka zgjidhur me pensione private, por kjo kërkon një zhvillim shumë të madh të ekonomisë dhe shërbimeve. Ne përsëri jemi shumë larg në këtë drejtim, vijon ai, pasi “njerëzit s’kanë të ardhura për të paguar pensione private. Është vetëm një elitë e vogël dhe, së dyti, shteti për momentin nuk ka mundësi financiare për të rritur pensionet”.

Si konkluzion ne do krijojmë një mosbarazi shumë të theksuar mes pensionistëve.

Gjendja shëndetsore është sërish një problem që lidhet po me këtë grup. Sipas tij, kemi tendenca positive për sëmundjet kancerogjene dhe kardiovaskulare drejt uljes, por kemi rritje të sëmundjeve kronike.

“Këto sëmundje nuk janë të lehta për tu kuruar, këto sëmundje veçanërisht kërkojnë sektorin terciar. Kjo do të thotë që të kesh spitalet jashtëzakonisht mirë të pajisura dhe në Shqipëri jemi ende shumë larg standarteve të nevojshme”, vijon ai.

Së treti, kujdesi shoqëror për moshën e tretë është shumë i rëndësishëm. Në Shqipëri kemi dy problem, thotë ti, “e para nuk kemi fëmijë që të kujdesën për prindërit se kanë ikur në emigracion dhe e dyta, nuk kemi institucione për kujdesin shoqëror”.

Në të njëjtën llogjikë, vijon Gjonça dhe incentivat e lindshmërisë të ndërmarra nga qeveria shqiptare nuk do të japin efektin e kërkuar.

“Nëse do mbetesh te incentivat financiare, e vetmja gjë që duhet bërë është në terma afatgjatë dhe mbi të gjitha kjo duhet shoqëruar me politika mbështetëse për nënën”, nënivzon ai.

Profesori i LSE thotë se “Shëndetësia dhe arsimi janë çështje të rëndësisë kombëtare dhe si të tilla kërkojnë zgjidhje bipartizane”. E në këtë pikë ai thotë se problem shkatërrues për sistemin shëndetsor në shqipëri mbetet mos rregullimi i marrëdhënieve mes sektorit privat dhe publik.

You may also like