Mbeti i vrarë në burgun e Peqinit, kush është Arben Lleshi, i dënuar me 32 vite burg

by editor

Një nga të dënuarit që u përfshi në ngjarjen e rëndë mesditën e sotme në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ku mbeti i vrarë është Arben Lleshi. Ai u ekstradua nga Britania e Madhe në maj të vitit 2016, pasi rezulton i dënuar me 32 vite burg. Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është i dënuar me 32 vjet burg për vrasje, nga një gjykatë në Britani. Ai është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.

Advertisements

Mediat britanike shkruanin atëherë se Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton, dhe më pas, trupi i tij u dogj në një makinë tip “Mercedes Benz”. Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i Lleshit, 39-vjeçari Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës.

Advertisements

Shkaku i vërtet i vrasjes nuk është asnjëherë i ditur nga vëllezërit. Në procesin gjyqësor të zhvilluar tre vite më parë, u dëgjua se si autori i vrasjes, i cili mohoi akuzën, kishte shkuar ditën e krimit për të blere një levë dhe tela, si dhe materiale të tjera që ai i ka përdorur për vrasjen dhe djegien e trupit të viktimës në një makinë Mercedez. Pas vendimit, familja e Hoxhës, tha në një deklaratë se, “ajo që kërkonim ishte drejtësi për Agimin dhe drejtësia sot u dha. Tani shpirti i Agimit mund të prehet në paqe”. Sipas raportimeve të mediave britanike, dy vëllezërit Leshi merreshin me droge, veprimtari të cilën e kishin filluar që kur ishin adoleshentë.

Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi, babai i të riut që iu gjet sot trupi. Xhavit LLeshit iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’. Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel. Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.

Deri në vitin 2017, drejtësia e kishte bërë punën e saj, por edhe familja Hoxha gjithashtu. Djemtë e familjes Lleshi ishin ‘shuar’, por Klevisi po rritej. Mbi shpatullat e djalit që ishte ende një fëmijë rëndonte barra për të vënë drejtësi, për të marrë hak për babain e xhaxhain e vrarë dhe kushëririn e zhdukur. Por Burreli është i vogël, zërat përhapen shpejt dhe planet e Klevisit kishin mbërritur në veshin e fisit Hoxha gjithashtu. Kështu, kur Klevisi s’kishte mbushur ende 22 vjeç dhe sapo kishte nisur të bënte përplasjet e para për të fituar terren, u zhduk. Sot, dy vite më vonë u gjet i vrarë e i groposur…

Autorët? Familja shënjestroi fisin Hoxha, madje nëna e tij që në momentin që u zhduk tha se shoqëria ia kishte ‘tradhëtuar’ të birin e ia kishte nxjerrë në ‘prite’ te armiku. Deri më tani, drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj për tre të vrarë tashmë dhe një të zhdukur.

You may also like