Në gusht i mbijetoi 10 plumbave, qëllohet me thikë në burg kushëriri i Aleksandër Sadikajt

by editor

Andrea Kalemi i njohur edhe si Adriatik Kalemi ka mbetur i plagosur pas një sherri në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi.

Advertisements

Mësohet se Kalemi është plagosur gjatë një përleshjeje mes disa të burgosurve, ndërsa mbetet e paqartë nëse ai ka qenë objektivi i sulmit.

Sipas autoriteteve greke, ai është qëlluar me thikë nga një tjetër i burgosur shqiptar teksa po përgatiste rrobat për të dalë nga burgu pasi kishte fituar lirinë.

Advertisements

Kujtojmë se Andrea Kalemit iu bë atentat me armë zjarri në gusht të këtij viti në ishullin Paxos të Greqisë ku u qëllua me 10 plumba por arriti të mbijetonte.

Kalemi njihet edhe si kushëriri i Aleksandër Sadikajt, i vrarë në një shpërthim me lëndë eksplozive në makinë në vitin 2022.

Kalemi është i shpallur në kërkim nga drejtësia belge pasi së bashku me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Advertisements

Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë sëbashku me 2 persona të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë.

You may also like