Shqiptari i shumëkërkuar dënohet me 13 vjet burgim në Zvicër, ja për çfarë akuzohet

by editor

Në korrik të vitit 2019 ai i kishte vënë zjarrin një ndërtese të banuar, në Balsthal SO. Tashmë zjarrvënësit 48-vjeçar i duhet të kalojë 13 vite pas grilave. Gjykata Federale ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Lartë të Solothurnit.

Advertisements

Korrikun e kaluar, gjykata e përmendur ia kishte rritur dënimin kosovarit në 13 vjet, duke ja shtuar një vit, krahasuar me vendimin e gjykatës së qarkut Thal-Gäu. I pandehuri dhe prokuroria publike kishin vazhduar me aktgjykimin e shkallës së parë. Gjykata e lartë (kantonale) kishte vendosur gjithashtu që dëbimi nga vendi për 15 vjet të shpallet në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS).

Advertisements

Sipas një vendimi të publikuar të mërkurën, gjyqtarët e Lozanës (Selia e Gjykatës Federale) hodhën poshtë ankesën e zjarrvënësit kundër vendimit të gjykatës kantonale, shkruan sda.ch. Me ankesën e bërë, i akuzuari kërkonte të lirohej nga akuza e vrasjes së shumëfishtë në tentativë. Avokati ka kërkuar dënimin me katër vjet burg dhe 8 vjet përjashtim nga vendi, për klientin e tij.

You may also like