Përse vrau veten në zyrë oficeri i policisë në Durrës

by editor

Oficeri i policisë Arben Pjeçi është gjetur sot pasdite i vdekur në zyrën e tij ku mendohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit.

Advertisements

Gjithçka nisi të zbulohej sot kur nga ana e familjarëve të oficerit të Policisë Arben Pjeçi, është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, për humbjen e kontakteve me familjarin e tyre.

Advertisements

I ndjeri, aktualisht ishte në detyrë specialist i Policisë Kriminale në këtë komisariat.

Nga Komisariati i Policisë Durrës filluan veprimet për kërkimin dhe gjetjen e specialistit.

Advertisements

Për njoftimin e bërë nga familjarët është marrë kallëzim, është njoftuar prokurori i gatshëm, janë kryer një sërë veprimesh procedurale, si dhe janë vënë në kontroll numrat telefonikë, me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së oficerit të policisë.

Në kuadër të të gjitha veprimeve operacionale dhe procedurale për kërkimin e tij, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi.

Ai është gjetur i vdekur. Policia thotë zyrtarisht se ai është vetëvrarë, me armën e shërbimit, një pistoletë.

Punonjësi i Policisë Arben Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.

Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.

Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Për këtë ngjarje është krijuar një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.

Për këtë ngjarje është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, Policia thotë se do të kemi njoftim shterues në përfundim të veprimeve hetimore paraprake. /noa.al

You may also like