Durrës, 25 Janar 2024 /noa.al – Një 40 vjeçar mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme pasi u qëllua me armë zjarri në rrethana që dyshohet se erdhën nga konflikt mes fqinjësh, raporton noa.al.
Advertisements
Ngjarja ndodhi në lagjen nr 4 në Durrës, ku si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi Gentian Kuqi, 50 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Mikel Silollari, 40 vjeç, (komshi).
Advertisements
Mikel Silollari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Ai ka marrë plagë nga 3 plumba.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar në vendngjarje që shihni në foto dhe kanë rrethuar zonën.
Advertisements
Ata thonë se po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar Gentian Kuqi, i cili pas plagosjes së Mikel Silollarit, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al