Qëllohet me armë zjarri 34-vjeçari shqiptar në Greqi, kush është i riu me precedent penal

by editor

Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Greqi. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën Votanikos të Athinës, ndërsa i plagosur është transportuar në spitalin “Georgios Gennimatas”.

Advertisements

Raportohet se personi i plagosur është Renis Fajzolli dhe ka qenë i njohur për autoritetet pasi ka precedent në fushën e drogës dhe vjedhjeve.

Advertisements

Ka qenë vetë i riu shqiptar i cili pasi është plagosur me një makinë “smart” ka shkuar në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Mësohet se në vendin ku ndodhi krimi janë gjetur tre gëzhoja të kalibrit 9 mm. Ndërkohë, shqiptari rezulton me precedent penal, pasi në vitin 2019 është arrestuar për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.

You may also like