Një 31 vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafikun e drogës.
Advertisements
Gjykata e Milanos i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.
Advertisements
Nga hetimet, rezultoi se grupi kriminal në të cilin ishte pjesëtar 31 vjeçari gjatë periudhës 2015-2022, ka trafikuar në Itali, rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.