“Ilnisa e frynë, ti e sheh Merin të agravuar dhe përfiton”/ Plas debati mes Romeos dhe Elvisit: Është turp, nuk mund të rri me ty kur flet kështu

by editor

Romeo Veshaj dhe Elvis Myrta kanë krijuar një raport shoqëror shumë të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”. Ata herë pas here kanë bërë lojëra të ndryshme dhe argëtuese.

Advertisements

Por mbrëmë aktori dhe gazetari i kanë habitur të gjithë banorët e tjerë me debatin mes tyre, i cili në fund rezultoi një lojë që kishin menduar së bashku.

Advertisements

Romeo dhe Elvisi bënë një debat për të provokuar banorët e tjerë, të cilët ndërhynë menjëherë.

Debati nisi kur Elvisi i tha Romeos që ‘ti përfiton nga Meri’. Sipas gazetarit, Ilnisa frynë Merin dhe Romeo përfiton duke shkuar pranë saj.

Advertisements

Pjesë nga debati i tyre për të provokuar banorët e tjerë:

Elvisi: Sepse Ilnisa e frynë, ti e sheh Merin të agravuar dhe përfiton. Edhe te loja e përmende 100 herë

Romeo: Ça muhabeti është ky?

Romeo: Ça muhabeti se po e bën si Gabrieli. Si e përdor unë?

Elvisi: Nuk thashë e përdor, nuk e përmenda. Thashë përfiton.

Romeo: O plako mos ma bëj mua këtë

Elvisi: O zemra a e ke bërë? A e ke përmend?

Romeo: Se e kam xhan, ça lidhje ka

Elvisi: Se e ke xhan pse duhet t’a thuash aty 100 herë

Romeo: Jo mua, se ne jemi gjithë ditën bashkë

Elvisi: Po ne do të rrimë akoma gjithë ditën bashkë

Romeo: Nuk mund të rri gjithë ditën kur ti flet kështu

Elvisi: Ça të thashë unë ty?

Romeo: E di ça po nxjerr nga goja? Se është turp. Kemi ndjenjë nga dita 1 bashkë

Romeo: Të themi ça të duam, e të rrimë akoma

Elvisi: Nuk do e them mendimin tim unë tani?

Romeo: Ti je djalë i drejtë, nëse mendon se ke të drejtë te kjo gjëja.

Më pas aktori e pyet gazetarin se kë ke më të afërt këtu dhe ai i përgjigjet: “Ta kam shprehur dashurinë që në momentin e parë”.

Elvisi më pas shton se ‘po të korrigjoj që të mos e thuash më’ dhe Romeo i kthehet: “Më korrigjo te krevati, jo këtu. U ktheve kundër meje”.

You may also like