“Burgosi” gruan nga xhelozia, Asqeri Mandri u filmua duke dhunuar fëmijët: Kështu ma dha truri

by editor

Detaje të tjera kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një 34-vjeçar mbante të “burgosur” bashkëshorten e tij në banesë dhe e monitoronte me kamera. Në deklarimet e tij Mandri është shprehur se i monitoronte se “kështu ma dha truri”, teksa burimet bëjnë me dije se në çdo dhomë ishin instaluar 3 kamera në këndë të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë.

Advertisements

Në pamjet e regjistruara nga kamerat shfaqet 34-vjeçari teksa dhunon fëmijët e tij.

Advertisements

Ai ishte i papunë që pas kthimit nga Gjermania, ndërsa fillimisht ka tentuar të pengojë për të punuar edhe bashkëshorten, e cila fillimisht për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë, por është rikthyer më pas.

Ndërkohë bashkëshortja deklaron para hetuesve se pas kthimit nga Gjermania ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti. Çifti ka 4 fëmijë, të cilët bashkë me nënën kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme. Denoncimin në polici e ka kryer bashkëshortja, e cila ka kërkuar ndihmë dhe agjentët e Komisariatit nr. 3 kanë gjetur shtëpinë të monitoruar me kamera.

Edhe vëllai i tij rezulton i dënuar për dhunë në familje. Ne pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34 vjecari i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas.

You may also like