Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me ngjarjen tragjike në Berat ku 41-vjeçarja Shpresa Krëku në fashatin Banaj i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.
Advertisements
E ndjera është përcjellë sot për në banesën e saj fshatit Banaj në ish/komunën Poshnjë, në bashkinë Dimal, pasi ky ishte dhe amaneti i saj i fundit, që i kishte kërkuar vëllait pak minuta para se të vdiste.
Advertisements
Banorë të fshatit Bilçë dhe të afërm të familjes Kreku shprehen se viktima ishte grua shumë e mirë, e edukuar dhe në fshat e donin të gjithë.
Sipas tyre, i vetmi problem i saj ishte mungesa e bashkëshortit Çlirim Kreku, i cili jetonte në fshatin Selanik të Greqisë dhe vinte shumë rrallë në shtëpi e rrinte pak ditë. Sipas tyre, gruaja kishte shfaqur shenja depresioni, pasi zihej çdo ditë në telefon me bashkëshortin, të cilin i kërkonte të kthehej në shtëpi, pranë saj dhe fëmijëve.