Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar momentin e arrestimit të, Altin Çokut, i cili dyshohet se u bë shkak që një 27 vjeçare të kryente vetëvrasje.
Advertisements
Në reagimin e tij, Balla shkruan se i ka kërkuar Policisë së Shtetit të rristë forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.
Advertisements
Gjithashtu Balla apelon qe ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje.
I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!
Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.
#AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!