Eksperti i sigurisë, Faik Basha, flijimin e 27-vjeçares në Kamëz, duke u hedhur nga pallati, pas publikimit në rrjetet sociale të një fotografie të saj intime, e sheh si vrasje.
Advertisements
Nga një studio televizive, deklaroi se vetëvrasja nuk ekziston dhe se diçka ka ndodhur që e ka shtyrë një person dhe për rrjedhojë është vrasje.
Advertisements
“Po të futesh në Tik Tok-un shqiptar është e tmerrshme, gjen gra, burra, fëmijë, që përdorin një gjuhë të tmerrshme.
“Një nga shkaktarët kryesorë të dhunës janë rrjetet sociale. Rrihen, krijojnë sherre, i hedhin në rrjetet sociale dhe ngacmimet që vijnë në rrjetet sociale, çojnë në sherr dhe dhunë.
Të shohësh këngëtarë që shahen me libër shtëpie.
Tik Tok ka një gjë, të pish cigare më nxori një sinjal që do të mbyllet Tik Tok se po pi cigare kur je live dhe nuk të paralajmëron kur kërcënon me jetë, me prerje koke, me të gjitha fjalët e gjuhës së rrugës.
Ndërsa Franca, Gjermania kanë disa filtra dhe prapë po bëjnë përpjekje maksimale për të krijuar një pengesë për moshën deri 14 vjeç.
Vetëvrasja nuk ekziston, ka vetëm vrasje, zbërthimi i rrethanave ka një shkak që ka sjellë këtë pasojë, ka një person që ka qenë mbas.
Vetëvrasja nuk ekziston, diçka ka ndodhur që e ka shtyrë një person. Të shtysh një person drejt vetëvrasjes dhe ta dënosh me gjobë është e tmerrshme.
Jam futur në rrjetin social të të dyshuarit, e kam parë dhe është ajo që shohim në rrjetet sociale, e mbushur me gjuhë urrejtje dhe dhune.
Pashë profilin dhe ajo që të ofronte Tik Tok për ta parë ishin ngjarjet e fundit, pastaj thoshte që ma bëri një shok.
Dhe më pas thoshte që unë do i bëj këtë, do i thyej gishtat, kishte një çekiç në dorë.
Përdorimi aktual i Tik Tok është një armë që ndodhet në duart e shoqërisë sonë dhe kësaj arme duhet t’i përgjigjemi me ligj.
Çdo gjë është krijuar në të mirën e shoqërisë, për të krijuar lidhje.
Por duhen krijuar ligje që ndalojnë përdorimin e këtyre rrjeteve sociale, për të shantazhuar dhe denigruar që çojnë deri në vetëvrasje.
Si çdo mjet tjetër në të mirë të shoqërisë, janë bërë ligje për të mos u keqpërdorur.
Duhet të ashpërsohet dhe të mos jetë gjobë deri në dy vjet, por si pjesëmarrje në vrasje dhe nëse kemi pasoja të rënda, duhet të jetë shumë më rëndë.”, tha eksperti Basha.
Në vijim shtoi se institucionet nuk i marrin seriozisht kërcënimet dhe mesazhet në rrjetet sociale.
Sipas tij, është ndryshuar disa herë Kushtetuta dhe nuk është e pamundur që të miratohen ligje.