Arrestohet ‘hija’ natën vidhte lokale e banesa në Kamëz! Ja çfarë filmuan kamerat

by editor

Një 32 vjeçar u arrestua pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një lokal në Kamëz. Policia thotë se kjo nuk është hera e parë por është autori i 5 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë muajve të fundit.

Advertisements

32 vjeçari banor i Laknasit u kap në flagrancë duke vjedhur në një lokal, në rrugën “Demokracia”. Policia ka vënë më dispozicion dhe imazhet e kamerave të sigurisë që kanë arritur të kapin autorin teksa hyn në lokal për të kryer vjedhjen.

Advertisements

Operacioni u kodua “Hija e natës”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 5 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në një lokal, tre banesa, dhe një furrë buke, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash dhe mjete pune, informoi sot policia.

Advertisements

You may also like