Zbardhen prapaskenat e bujshme/ Kunja, sherre dhe ironi, çfarë ndodhi mes ish-banorëve të “Big Brother” dhe produksionit

by editor

Edicioni i tretë i “Big Brother” ka nisur prej më shumë sesa 1 muaj, duke marrë vëmendjen e të gjithë publikut. Personazhet në garë për çmimin e madh prej 100 mijë euro, brenda shtëpisë, kanë dhuruar tashmë shfaqje si me romanca, situata gazmore, por edhe me armiqësi të krijuara.

Advertisements

Por ndryshe nga vitet e shkuara, këtë sezon, teksa armiqësi zhvillohen në shtëpi, disa të tjera, kanë marrë jetë edhe jashtë shtëpisë së famshme. Që nga nisja e këtij formati, sytë e gjithë publikut ishin tek Ledjoni dhe Arbana, moderatorja e dy sezoneve të shkuara. U duk se çdo batutë e bërë mes të dyve, do të ishte një kunjë në distancë. Por për 1 muaj, situata u duk e paqtë mes tyre, të paktën deri pak ditë më parë.

Advertisements

Prezantuesi Ledion Liço devijoi paksa rregullat e “Vëllait të Madh”, duke i dhënë një informacion nga jashtë njërit prej banorëve të shtëpisë, Romeo Veshaj. Një informacion, që në fakt nuk ishte i saktë. Ledioni i komunikoi Romeos se shoku i tij, Elvis Myrta, i eliminuar nga shtëpia, tashmë është pjesë e stafit në emisionin “Më lër të flas” në “Top Channel”, një program të cilin e drejton Romeo dhe vëllai i tij Donaldi.

“Po e them këtë se mbase nuk e prezantoj unë vitin tjetër…”, tha Ledioni. Pak minuta pas kësaj deklarate, Arbana Osmani, prezantuesja e dy edicioneve të mëparshme të “Big Brother VIP”, postoi në “InstaStory” një mesazh: “E di, e di :)”.

Advertisements

Ky postim është parë në rrjetet sociale si një thumb i hapur kundërdrejt Ledionit, i cili mori rolin e saj si prezantues për sezonin e tretë. Ka mjaftuar ky post, që në rrjet të bëhej nami, ku shumë e kanë konsideruar këtë postim si një kunjë direkt për Ledjonin. Megjithatë, Arbana e la me aq deklaratën, duke zgjedhur që mos të zgjatet më shumë se kaq.

Që në daljen e parë publike si moderator i “Big Brother”, Ledjoni u përpoq të tregonte se tashmë gjërat kishin ndryshuar dhe ishte momenti i tij. Një tjetër miqësi e shndërruar në “armiqësi” është ajo mes Arbër Hajdarit dhe Balina Bodinakut. Kujtojmë se dy personazhet në sezonin e parë kanë ndarë poltronin e opinionistit së bashku, ku për më shumë se tre muaj kan qenë së bashku. Por rreth 2 vite më pas, çdo kontakt mes tyre duket se ndërprerë. Debatet dhe diskutimet në shtëpinë e “Big Brother Vip” sjellin shpesh edhe konfuzime dhe mosmarëveshje me opinionistët.

Endrikun e kapin ‘ethet’ e nominimit, zbulon pengun e vetëm nëse del nga ‘BBV’

Banorët janë shprehur disa herë ndaj këtyre të fundit se nuk janë të qartë me dinamikat që krijohen në shtëpi, por në spektaklin e fundit Arbri ka reaguar duke thënë se ata gjejnë kohë të shohin aq sa munden nga loja që ata bëjnë dhe situatat që krijojnë e më pas i komentojnë ato. Një reagim ka ardhur edhe nga Balina gjatë mbrëmjes lidhur me komentet që Arbri ka dhënë për banorët në debatet e ndryshme mes tyre.

Duket se ish-opinionistes nuk i janë dukur me vend opinionet që ai ka dhënë dhe i ka komentuar kështu: “Çfarë po bën o Arbër? E dëgjon veten ç’po nxjerr nga goja?”, një deklaratë kjo e fortë duhet thënë, duke marrë parasysh bashkëpunimin e ngushtë që ata të dy kanë patur. Deri më tani, vet Arbri ka zgjedhur që mos të përgjigjet, duke vijuar me angazhimin e tij, pa u përfshirë në rrafshin personal në debate.

Një eleminim i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e së martës në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Pas gazetarit Elvis Myrta, i cili ishte në nonimim me Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin, nga shtëpia u larguar edhe blogerja Dea Vieri, e cila pas një televotimi të publikut u eliminua nga gara për çmimin e madh. Mirëpo së fundmi përmes një postimi në TikTok, Dea ka treguar se nuk ishin votat e publikut ato që e larguan nga “Big Brother VIP”, por opinionistja e spekalit Oriela Nebijaj pasi ajo dëshironte që ta lidhte atë me Fation Kuqarin sa për show.

“Më nxori Ori se nuk u lidha me Fationin sa për show”, tha ajo. Kujtojmë se përgjatë spektaklit, ishte Ori ajo që tha se Dea duhej të afrohej me Fationin, si një mënyrë kjo për t’i shpëtuar televotimit. Duket se kjo deklaratë nuk është pëlqyer nga Dea, e cila ka zgjedhur të reagoj në këtë mënyrë.

E pas kësaj deklarate të Deas, një reagim ka ardhur edhe nga ana e opinionistes. Gjatë një pyetësori me ndjekësit në Instagram, një prej tyre kishte shkruar: “Po Dea ça pati sa doli filloi duke ju sulmuar, ty të parën që doje ta lidhje me Fationin”, ndërsa Ori iu përgjigj ndjekësit: “Asgjë more, keqkuptime ‘Big’-u! Dea është zemër!”.

Olsi Bylyku ishte një prej ishkonkurrentëve të “BBV3” rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë shpejt. Pas daljes nga formati, ai “u fsheh” për një kohë të gjatë. Pas eliminimit ai nuk u shfaq në asnjë intervistë madje as në “Fan Club”. Pak ditë më parë ai postoi një fotografi në “Instagram” ku shkruan: “Pilo is cofidential”. Ky shkrim lidhet me një kunjë të drejtpërdrejtë me Ledionin dhe “Top Channel”.

“Kolonjar festën mënjanë, Pilon gjetën Pilon vranë”, ishte kjo shprehja që Ledioni ka thënë gjatë një puntate në emision, të cilës Olsi i është përgjigjur. Gjithashtu, çfarë tërhoqi vëmendjen e publikut, ishte pëlqimi që Eduart Grishaj kishte bërë në reagimin e Olsit.

Duket se Olsi është ndër ish-banorët që më së shumti ka treguar se nuk ishte dakord me largimin e tij të parakohshëm nga gara, duke vendosur që të mbyllë njëherë e mirë kapitullin me “Big Brother”. Madje, aktori ka fshirë edhe të gjitha fotot që kishte nga “Big Brother”. Ka qenë postimi i tij në “Instagram”, kundërpërgjigja për të gjitha ato çfarë ndodhën, si dhe për mënyrën sesi aktori doli nga gara. Me gjasa, përgjatë javëve të tjera armiqësi do të dalin në sipërfaqe, duke premtuar dinamika të reja

You may also like