Kush është oficeri i ushtrisë SHQIPTARE që stërviti Adem Jasharin! (Foto/EMRI)

by editor

Adem Jashari, simboli i lirisë së Kosovës dhe një hero kombëtar tashmë, është stërvitur në Shqipëri, nga një prej ushtarakëve më të përgatitur në vend.

Advertisements

Pedagogu i Akademisë Ushtarake “Skënderbej” quhet Ylli Mici, të cilin, gazetari dhe botuesi Naim Zoto, e shpërndau sot me foto dhe librin e tij.

Advertisements

Ushtaraku nga Shqipëria, Ylli Mici, ka rrëfyer për kujtimet e tij të para 27 vjetësh, kur kishte takuar Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

“E kujtoj patjetër, më mbetet në mendje pamja e tij. Ai kishte një pamje më të diferencuar – pamje karakteristike të zonës. Ademi ishte shumë i afërt, krijonte një dinjitet, afrohej, skuqej kur qeshte, ishte njeri që jo rastësisht ishte ajo që ndodhi – qoftë në përgatitje, qoftë në komunikim”.

Advertisements

“Për mua s’ka befasi për artin e jashtëzakonshëm të tij. Ata kishin ardhur vullnetarisht, përpiqeshin dhe kjo u tregua më vonë sa i vendosur dhe çfarë detyra i kishte vënë vetes”, ka thënë Mici, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Mici i cili ka qenë i angazhuar në ushtrimet ushtarake në Shqipëri në të cilat kishin nisur të shkonin shumë burra nga Kosova – ndër ta edhe Adem Jashari, ka shpjeguar për formën e stërvitjeve që bëheshin atje.

“Jetesa dhe ushtrimet u bën në Malin e Dajtit në ilegalitet, stërvitja bëhej në poligonet e akademisë dhe ekzistonte ruajtja që të mos dekonspiroheshin. Ai ishte poligon që stërviteshin edhe studentë akademisë. Sado që mundoheshin t’i kordnonim datat kishte përplasje grupesh dhe për vet moshën e tyre s’mund të thuhej se ishte student”.

“Kjo punë rodhi se ishin të ardhur nga Kosova për t’u përgatitur. Kursi ishte intensiv vetëm për një muaj. 106 veta stërviteshin. Kuptohej që në një periudhë njëmujore duhej bërë program me gjërat më të domosdoshme – si përgatitja e përdorimit të armatimit”.

Mici në 20 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, ka rrëfyer kujtimet e tij për periudhën ku shërbente në ushtrimet që nisën të bëheshin në Shqipërisë nga viti 1991.

“Sa herë vij këtu, kujtoj Ademin sa ishte gjallë dhe marrëdhëniet e punës nga viti 1991 – ky vit i largët”.

“Na duket sikur është akoma i gjallë, me vitalitetin e tij dhe përgatitjet. Për ta paramenduar s’mundem shumë atë kohë, por fakti që ata ishin aty në atë periudhë kur represioni serb ishte i jashtëzakonshëm, morën kurajë për t’u përgatitur në Shqipëri dhe kjo tregonte se ata kishin një vetëbesim dhe gatishmëri për t’u sakrifikuar”, ka thënë Mici, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se Adem Jashari dhe burrat tjera nga Kosova që ushtronin atje ishin të dalluar në stërvitje.

“Flijimi i tyre për lirinë e Kosovës tregon se ishin njerëz të rrallë”

Mici ka thënë se Adem Jashari nuk e hoqi pushkën nga supi prej kohës së ushtrimeve ushtarake në Dajt, deri në rënien e tij dhe familjes së tij.

Ish-ushtaraku shqiptar, Ylli Mici, e ka kujtuar kohën kur grupi i komandantit legjendar Adem Jashari, kishin shkuar për trajnime në Shqipëri.

“Në atë kohë nuk e kishim idenë për Kosovën, sepse perdja ishte aq e fort – kur na thanë do të vijnë disa grupe nga Kosova u çuditëm pak”, kujton Mici këtë moment.

“I prisnim me kureshtje – madje unë pata fatin e mirë se kisha çdo ditë përgatitje me ta”.

“Shikoja te ta një gatishmëri të jashtëzakonshme, kënaqeshin që fitonin besim në vetvete në atë çka bënin, ishin të përkushtuar – po t’i shohim shënimet e mija, kishin rezultate shumë të mira”, kujton më tutje Mici vitin e largët 1991, kur ushtronte Adem Jasharin me shokë.

Mici thotë se në dy grupet qe ai i ka ushtruar nuk kishte ndasi.

“Tani diskutimi se kujt i përket Adem Jashari është i pavend, është një luftë për përfitime politike – ai është i të gjithëve”.

“Të gjithë ata ushtarë dhanë jetën duke mos pasur përkatësi politike”, tha ai.

Mici tha se në fund të stërvitjes Adem Jashri ka kërkuar armatim nga Shqipëria.

“Grupi i dytë ku ishte edhe Adem Jashari, kërkuan armatim në përfundim të stërvitjes”, kujton Mici këtë kohë .

“Ata bënë një kërkesë për armatim – ranë dakord që kushdo që donte të armatosjes e kishte atë mundësi – u kthyen të armatosur në Kosovë sepse e kishin mendjen për luftë”.

“Adem Jashari vet e ka tërhequr armatimin për zonën e Prekazit”.

“Ai kishte marrë 13 automatikë, 12 i ka mbajtur në supe, ndërsa një në duar – në mënyrë që të ishte gjithmonë i gatshëm për luftë”, tha ai.

You may also like