Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Gjakovë, Hasan Krasniqi, është arrestuar në një pikëkalim kufitar në perëndim të Bullgarisë më 19 shkurt.
Ky lajm u bë i ditur të premten për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ).
Advertisements
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon se në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës (H.K) është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar “Gyueshevo”, tha MPJ.
Advertisements
Nuk është e qartë se mbi çfarë akuzash apo dyshimesh është arrestuar Krasniqi.
Por dyshohet se ai u arrestua me kërkesë të Interpolit në pikëkalimin kufitar të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut, Gyueshevo.
“Shtetasi i Republikës së Kosovës është ndaluar pasi që i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga Interpoli”, sipas MPJ-së.
Krasniqi u emërua udhëheqës i KRU Gjakovës në fillim të vitit 2022.