Është zbardhur debati me dyer të mbyllura në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Rithemelimit. Në mbledhje, Tritan Shehu ka propozuar që aksioni të vijojë pavarësisht se çfarë negociohet, deri në lirimin e Sali Berishës.
Advertisements
Siç bën me dije gazetari i News24 Osman Stafa, një propozim i tillë është ironizuar nga Bledjon Nallbati, i cili iu drejtua Shehut duke i thënë se s’ka bërë asgjë në këto 6 muaj. Në këtë moment, debati mes tyre ka agravuar derisa ka qenë Flamur Noka ai që ka shoqëruar Nallbatin jashtë për të ulur tensionet .
Advertisements
DEBATI:
Tritan Shehu: Duhet të ngremë çështjen e Sali Berishës, pasi lideri i opozitës është i burgosur. Dhe po ua them, unë nuk do të marr pjesë nëse do të ngrihen Komisionet Hetimore Parlamentare në Shëndetësi, sepse unë nuk e konsideroj fitore dhe nuk është asgjë të ngresh komisione hetimore. Natyrisht duhet të përqendrohemi tek reforma zgjedhore. Por as ligjet nuk kanë rëndësi, më shumë sesa kauza e liderit të opozitës që është i burgosur dhe kjo është e paprecedentë. Të vazhdojmë aksionin tonë në parlament pavarësisht se për çfarë po negociojmë, derisa të lirohet lideri ynë Sali Berisha…
Advertisements
Nallbati: Po doktor, unë jam shumë dakord për çfarë the, madje jam i mendimit që ta përshkallëzojmë edhe më shumë, por të jesh ti i pari në betejë dhe unë pas teje. Po në këto 6 muaj nuk ke bërë asgjë në protestën tonë në parlament dhe thua ta vazhdojmë. Dil ti i pari, bëj një gjë dhe të ndjekim ne nga pas.
Tritan Shehu: Me mua mos u merr se ti nuk je niveli im. S’të jap llogari ty unë.
Baçi: Po lëre, secili ka mendimin e vet. Gjithsecili të thotë të vetën.
Shehu: Pusho edhe ti!
Nallbati: Mos u merr me mua!
Shehu: Mos u merr ti me mua.
Flamur Noka shoqëron Nallbatin për të dalë jashtë mbledhjes dhe ul gjakrat mes palëve.