Kompania “One Albania” ra pre e një sulmi kibernetik më 25 dhjetor, duke cënuar të dhënat e 1.2 milionë abonentëve të saj. Sulmi kibernetik u mor përsipër nga grupi i ashtuquajtur “Homeland Justice”, teksa gjeti të pambrojtur kompaninë celulare dhe futi në kolaps të gjitha sistemet e saj. Por edhe pse shërbimet nuk funksiononin dhe sistemet ranë, kompania “One Albania” vazhdoi propagandën duke u mundur të përgënjeshtrojë sulmin dhe mosfunksionimin e sistemit duke thënë se nuk janë ndikuar nga ky incident. Gjatë kësaj periudhe, hakerat “Homeland Justice” kanë publikuar vazhdimisht dokumente të brendshme të kompanisë telefonike “One Albania” në kanalin e tyre në Telegram, teksa të njëjtën gjë kanë bërë edhe në fundjavë. Grupi “Homeland Justice” ka publikuar një dokument me të dhënat e punonjësve në dyqanet e kompanisë “One Albania”. “Ende i besoni gënjeshtarët? Mbështetja për terroristët është e turpshme. Edhe më keq është të gënjesh njerëzit e tu. A mendon se ata që dashurojnë MEK-un mund të mbrojnë “asetet” e njerëzve në të njëjtën mënyrë që mbrojnë të dhënat?”, thuhet në mesazhin e grupit në “Telegram”, krahas dokumentit. Publikimi i të dhënave të punonjësve mund të jetë një paralajmërim, për publikimin e të dhënave të klientëve. Skandali është edhe më i madh pasi burime bëjnë me dije se i gjithë databaze i INSTAT ndodhet në serverët e kompanisë celulare dhe kjo tregon se hakerat kanë të dhëna sensitive shumë herë më të mëdha për shqiptarët.
Advertisements
Goditja ndaj INSTAT, në rrezik të dhënat e Censusit
Advertisements
Në këtë mes bën sens dhe shtyrja e publikimit të të dhënave të popullsisë dhe banesave nga INSTAT për në muajin qershor. Procesi në Shqipëri nisi më 18 shtator, por edhe pse jemi një vend me një popullsi të vogël, të dhënat do të dalin pas 9 muajsh. Për këtë skandal hodhi hije dyshimi dhe eksperti i IT Gent Progni. “Gjithmonë është thënë që të dhënat janë të sigurta, por asnjëherë s’ka dalë që të dhënat janë të sigurta, sepse iranianët e kanë sjellë situatën në këtë fazë, që ne flasim për hakërim të dhënash, dhe hakerimi është bërë normal. Pas atij denoncimi u shty për herë të parë publikimi i censit, pastaj në janar u shty për herë të dytë. Tani na dalin iranianët në Telegram dhe thonë po e kemi hakeruar INSTAT-in. Ne kemi dhënë 16,9 milionë euro për censusin e fundit, tani na rezulton që ky census është i pabesueshëm, asnjë nga grupet e interesit, komunitetet fetare, etj., thonë që ky proces është i pabesueshëm. Fakti që u shty dy herë, kjo e përforcon më shumë. Llogaritja e të dhënave ndodh në çast, e njëjta gjë logjikisht është edhe për statistikat e censit, rezultati duhet të dilte brenda ditës, sepse kemi dhënë 17 milionë euro. Ky census ka rënë 1 milionë përqind. Ky census sjell edhe një problematikë tjetër për rezultatet e zgjedhjeve. Fakti që censusi u hakërua dhe do dalin disa të dhëna që askush s’do t’i besojë, na sjell në atë dediksion logjik që statistikat manipulohen që të dalin edhe zgjedhjet sipas një rezultati të caktuar. Ditën e zgjedhjeve ne kemi bërë një llogaritje sipas publikimit të rezultatit deri në orën 1:30 të personave që kishin votuar, dhe dilte që 30 për qind kishin udhëtuar nga jashtë Shqipërisë drejt Shqipërisë për të votuar. Por ne kemi TIMS-in e hakëruar. Ti s’e ke sot mundësinë edhe nëse hap hetime, s’ke asnjë statistikë dhe të dhënë të saktë që s’është prekur nga grupe interesi të caktuara. Nuk ka asnjë gjasë që unë të besoj këtë institucion që s’e ka pranuar sulmin që në dhjetor, që i ka të dhënat të ruajtura…”, tha ai.