Një aksident i rëndë ka ndodhur në Laposaviç. Lajmi është bërë i ditur nga shef rajonal për Rajonin e Mitrovicës, Munish Avdiu, i cili deklaroi se përplasja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 00:05.
Advertisements
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona me shtetësi serbe, ndërsa është plagosur rëndë një i tretë.
Advertisements
“Në aksident dy persona kanë vdekur, drejtuesit e automjeteve, ndërkaq një pasagjer është i lënduar rëndë”, tha ai në një pronocim për mediat.
Dy të rinjtë, rreth moshës 25-vjeçare që kanë vdekur si dhe pasagjeri që është në gjendje të rëndë janë të nacionalitet serb, me shtetësi të Kosovës, ndërkaq automjetet i kishin me targa të Serbisë.
Advertisements