Një ngjarje tragjike është regjistruar në ujërat greke, ku një gomone që transportonte emigrantë të paligjshëm është fundosur.
Advertisements
Mediat vendase raportojnë se si e kësaj ngjarjeje kanë humbur jetën 3 vajza të mitura 4, 7 dhe 10 vjeç, sipas nënës së tyre.
Advertisements
Po ashtu raportohet se 19 persona janë shpëtuar, mes tyre tetë fëmijë, më i vogli prej të cilëve është vetëm 30 ditësh.
Operacioni i shpëtimit filloi kur 3 emigrantë u gjendën në qytetin e Kios këtë mëngjes dhe informuan autoritetet për njerëzit e mbetur të bllokuar në bregun shkëmbor të Kardamylos, Kios.
Advertisements
Në vendngjarje mbërritën forcat e Autoritetit Portual të Kios dhe të Stacionit Portual të Kardamylos, ndërsa kërkimi u krye edhe nga deti me tre skaf dhe një helikopter i Rojës Bregdetare.