Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti tha përmes një studio televizive, se protesta që do të zhvillohet ditën e nesërme do të jetë më masive se ajo që u mbajt të premten para bashkisë së Tiranës.
Advertisements
Duke vijuar më tej, Teliti theksoi se ditën e nesërme do të përdoret çdo mjet demokratik i mosbindjes civile për të kërkuar dorëheqjen e Veliajt, duke qenë se ai është përgjegjësi i parë për 29 krimet e kryera në institucionet e bashkisë Tiranë ku janë uzurpuar 30 milionë euro.
Advertisements
“Skandali i madh po ndodh në bashkinë e Tiranës. Në 30 vite kemi pasur skema vjedhjeje me 5%, por të vidhen paratë 100% është gjë e re. Kryetari është dhe drejtuesi financiar i bashkisë, e thotë legjislacioni. Kur ndodh një problematikë e karakterit financiar, siç është kjo, janë 30 milionë euro që janë dhënë nga bashkia e Tiranës apo institucione në varësi të kësaj strukture, merren paratë pa procedura të rregullta. Shefat bëjnë gara kush t’i kopsisë më mirë letrat, është skandaloze.
Protesta nesër do të jetë më masive se ajo e të premtes. Dhe të premten u mblodhën shumë qytetarë në mbështetje të opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen për Teatrin, në mbështetje të vetes pikë së pari.
Advertisements
Do të jetë akoma më e madhe, do të përdoret çdo mjet demokratik i mosbindjes civile për të arritur dorëheqjen e kryetarit të bashkisë.
Jemi përballë fajeve të kryera në bashkëpunim dhe në dijeni të plotë të Veliajt, me drejtorët e tij që kanë marrë miliona euro.”, tha Teliti.