Tragjedi në Fushë-Kuqe/ “Nga shtëpia po shkonin tek toka të punonin”, flet dëshmitari: Djali hyri në llucë t’i shpëtonte, preku këmbën e njërit, makina i kishte zënë përmbys

by editor

Një dëshmitar ka parë të gjithë aksidentin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Fushë Kuqe.

Advertisements

Ismajl Ismaili, rreth 60 vjeç kishte dalë nga shtëpia me zetor për të shkuar të punojë tokën dhe 21 vjeçari pasagjer ishte punëtori i tij.

Advertisements

Nuk dihet cili ka qenë shkaku ëq 60 vjeçari humbi kontrollin dhe ra në kanal.

Kishte qenë djali i tij nga Belgjika që kishte hyrë në ujë për ti dhënë ndihmën e parë por viktimat kishin humbur jetën.

Advertisements

“Sapo morëm vesh që ka rënë zetori dolën. Djali im që ka ardhur nga Belgjika u fut deri në mes në llucë e ujë, preku këmbën e njërit që ishte poshtë gomave. Zetori ishte përmbys. Ata kishte zënë përmbys. Nga shtëpia po shkonin tek toka të punonin. Ai merrej me bostan, djali ishte hallexhi, e merrte në punë” thotë banori i zonës.

You may also like