Një anije është përmbysur në ujrat e Italisë duke u marrë jetën 9 emigrantëve. Sipas autoriteteve italiane një anije me të paktën 30 persona u përmbys rreth 30 milje detare në juglindje të ishullit Lampedusa në ujërat ndërkombëtare. Pavarësisht kushteve të vështira, anijet patrulluese arritën të gjenin disa të humbur. Më tej autoritet kanë bërë më dije se të shpqtuarit vuanin nga hipotermia ndërsa po transportoheshin në Lampeduza.
Advertisements
Autoritetet italiane raportuan mbrëmë se numëruan 23 të mbijetuar të cilët u dërguan në ishullin italian, midis Siçilisë dhe Tunizisë. Megjithatë, agjencia e lajmeve ANSA raportoi se një nga 23 të shpëtuarit nuk arriti të mbijetonte duke e rritur numrin e nga 8 të vdekur në nëntë. Mësohet se mes viktimave ka edhe një fëmijë.
Advertisements
Rrethanat e aksidentit fatal janë të paqarta. Ka informacione kontradiktore për numrin e personave të zhdukur. Nuk dihet ende se nga ka lundruar anija. Anijet me emigrantë shpesh bëjnë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut nga Libia, Tunizia dhe Egjipti. Numri i emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Evropë përmes detit është në rritje sërish këtë vit. Ministria e Brendshme e Italisë numëron tashmë mbi 150,000 emigrantë të ardhur pa dokumente që nga fillimi i vitit.
Naufragio di migranti in acque maltesi, otto morti tra cui una bimba. I sopravvissuti, fatti scendere a Lampedusa, sono 23, fra cui cinque donne #ANSA https://t.co/2XRt98WyRE pic.twitter.com/2E73OBD7Kf
— Agenzia ANSA (@Agenzia_Ansa) April 10, 2024
Advertisements