Policia e Lezhës ka arrestuar vëllain e deputetit socialist, Eduart Ndreca. Armando Ndreca u ndalua gjatë një operacioni anti-kanabis. Ai kishte kthyer një stan në pyjet e fshatit Kashnjet, në laborator droge ku kultivonte bimë narkotike kanabis.
Advertisements
Veç Armando Ndrecës u ndalua dhe një 32-vjeçar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Pas arrestimeve, policia ka sekuestruar 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.
Advertisements