Shtetasi shqiptar Abdulla Bisku 58-vjeç, i cili jetonte dhe punonte në Itali, si pasojë e një aksidenti në punë, gjeti vdekjen.
Advertisements
“Erdhi për një të ardhme më të mirë. E dinte që nuk do të kthehej më, por donte të ndihmonte familjen”, kështu shprehen familjarët për Abdulla Biskun.
Advertisements
Bisku po punonte për një kompani në rinovimin e një ndërtese, teksa po shkatërronte një tarracë të vogël brenda rrethimit të brendshëm të ndërtesës, ai ra nga një lartësi prej 3 metrash dhe përplasi kokën.
Një prej trarëve që mbanin papafingon është gjetur e thyer. Në atë moment ai ishte vetëm dhe nuk ka dëshmitarë, por me shumë mundësi ky është shkaku i aksidentit, sipas mediave italiane.
Advertisements
Për ngjarjen kanë nisur hetimet, pasi Bisku u gjet pa kaskën mbrojtëse dhe do të kontrollohet nëse duhej të ishte e detyrueshme mbajtja e një të tillë në atë lloj pune që po bënte