Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku se ka ndërhyrë për të fshehur ngjarjen e vdekjes së një personi, i cili është aksidentuar nga një makinë e ministrisë së saj.
Advertisements
Sipas Sali Berishës në drejtimin e automjetit të ministrisë së Infrastrukturës ishte djali i këshilltarit të Belinda Ballukut, i cili ka aksidentuar një person në aksin rrugor Fier-Vlorë.
Advertisements
“Balluku fsheh vdekjen e 18 vjeçarit. Krim i shëmtuar! Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë ndërhyrje kriminale të Ballukut për të fshehur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.
📩 Miq, ju ftoj të lexoni mesazhin e plotë të qytetarit digjital
Makina e ministrisë se Infrastrukturës tipit Tuareg, ne drejtimin e djalit 18 vjeçar te keshilltarit te Ballukut, Florion Serjanit, ne shkelje te plote ka drejtuar mjetin dhe ka aksidentuar një person ne aksin Fier-Vlore duke shkaktuar vdekjen.
Ngjarja është mbajtur e fshehte dhe me ndërhyrjen e ministres Balluku kjo ngjarje është mbyllur dhe fajtori është liruar. Unë kam disa pyetje këtu për Ballukun:
Ç’donte makina e ministrisë qe drejtohej nga djali i këshilltarit tuaj?
Me çfarë te drejte keni fshehur ngjarjen ?
Cilat janë masat e mara nga ana juaj lidhur me ngjarjen?
A keni ndërhyre drejtpërdrejt apo tërthorazi për te mbuluar skandalin e ministrisë tuaj?
A keni ndërhyre tek autoritetet për mbylljen e ngjarjes me pasoje vdekjen e nje personi ?
A keni konsumuar veprën penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshëm ?”, thekson Berisha.