Çaste tmerri kanë përjetuar pasagjerët e një avioni të nisur nga Londra drejt Singaporit, kur jan goditur nga turbulencat.
Advertisements
Avioni Boeing 777-300ER me 211 pasagjerë dhe 13 pjesëtarë të ekuipazhit ka hasur në turbulenca tepër të forta, ndërsa raportohet se në një moment ka rënë plot 2100 metra.
Advertisements
Mediat raportojnë se 30 pasagjerë kanë mbetur të plagosur dhe një ka humbur jetën.
Avioni është detyruar të bëjë ulje emergjente në Bangok të Tajlandës, ku e prisnin dhjetra ambulanca dhe ekipe të ndihmës së parë.
Policia tajlandeze e imigracionit tha se personeli mjekësor ka hipur bordin në aeroplanit për të vlerësuar lëndimet, por nuk mund të konfirmojë numrin dhe gjendjen shëndetësore të tyre.