Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku pesë persona humbën jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur, pasi një skenë u shemb në një tubim të fushatës zgjedhore në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës, raporton BBC.
Advertisements
Incidenti ndodhi ndërsa kandidati presidencial i qendrës së majtë Jorge Alvarez Maynez, po mbante një fjalim në qytetin e San Pedro Garza Garcia, pranë Monterrey-t.
Advertisements
Shembja u shkaktua nga një shpërthim i papritur i erës, tha Maynez në një postim në X.
Guvernatori i shtetit Samuel Garcia, u kërkoi banorëve vendas të qëndrojnë Brenda, për shkak të stuhive dhe erërave të forta në zonë.
Advertisements
“Nëse mundeni, shmangni daljet sepse ka stuhi dhe erëra atipike. Do t’ju mbaj të informuar”, ka shkruar ai në X.
Maynez është kandidati i partisë Lëvizja Qytetare dhe aktualisht është në vendin e tretë në sondazhet kombëtare.
Në një postim për X, ai tha se ishte i padëmtuar nga shembja, por se disa anëtarë të ekipit të tij ishin lënduar. Ai shtoi se po kthehej në vendngjarje.
BREAKING: Stage collapses during political rally in northeast Mexico. At least 4 dead, many injured pic.twitter.com/9Aik66gdyv
— BNO News (@BNONews) May 23, 2024