Rrahën brutalisht 18-vjeçarin dhe i shkaktuan vdekjen/ Dënohen me burg dy të miturit

by editor

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë dy të miturit për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

Advertisements

Bëhet me dije se dy të pandehurit janë dënuar me 19 vite burgim së bashku, ku njëri prej tyre është dënuar me 10 vjet kurse tjetri me 9.

Advertisements

Siç raportohet xhaxhai i viktimës Rrahim Fejzullahu, nuk e priti mirë këtë vendim duke thënë se plagën e ka ende të hapur.

Më 14 janar, Lulzim Fejzullahu ishte rrahur brutalisht në Podujevë dhe pas 6 ditësh në koma, ai humbi jetën.

Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si vrasje në tentativë e më pas është cilësuar si vrasje.

Sipas Prokurorisë, dy të miturit e kishin goditur 18-vjeçarin me shkop bejsbolli, duke shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK.

You may also like