Kozeta Caushaj është 56-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria që humbi jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Bellocchi, Fano, Itali.
Advertisements
Ka qenë rreth orës 23:00, kur Kozeta Caushaj, banuese në zonën e Fanos prej më shumë se një dekade, është përplasur dhe vrarë nga një makinë.
Advertisements
Ajo që e bën edhe më dramatike historinë është fakti se në momentin e përplasjes gruaja mbante për dore mbesën e saj 13-vjeçare e cila mbeti e padëmtuar.
Të dyja, falë klimës së butë dhe stinës së pranverës, kishin bërë një shëtitje jo shumë larg shtëpisë dhe po ktheheshin kur për fat të keq ndodhi aksidenti tragjik.
Shqiptarja ka ndërruar jetë para syve të saj disa qindra metra larg shtëpisë së tyre.
Makina Smart që i përplasi drejtohej nga një 49-vjeçar italian, i cili u ndal menjëherë për të dhënë ndihmë, por s’kishte vlerë.
Trupi i pesëdhjetë e gjashtë vjeçares ka qenë në dispozicion të organeve të drejtësisë, në pritje të autorizimit për varrim.