Ditën e shtunë arkitekti Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes Francesca Donato u gjet i vdekur në makinën e tij me një fashetë plastike rreth fytit. Sipas “Corriere Della Sera”-s vdekja e 56-vjeçarit mbetet në pikëpyetje dhe bie në kundërshtin me të dhënat e deritanishme.
Advertisements
Policia mori dëshminë e bashkëshortes dhe vajzës. Eurodeputetja u paraqit së bashku me avokatin e familjes dhe dorëzoi një letër që bashkëshorti i kishte lënë përfaqësuesit të tij ligjor. Për hetuesit letra nuk ka asnjë të dhënë që zbardh misterin e vdekjes së tij.
Advertisements
Ndërsa ditën e sotme do të kryhet autopsia, pasi mjeku ligjor mohoi që ka shenja dhune dhe nuk mund të ketë pasur sherr me një person tjetër. Sipas hetuesve, Onorato nuk kishte armiq dhe as nuk rezulton që të ketë qenë i përfshirë në situata të rrezikshme. Edhe pse bashkëshortja dhe vajza duke parë që nuk po kthehej në shtëpi u vunë menjëherë në kërkim të tij, duke lokalizuar iPhone-in shenjë që sipas hetuesve tregon se në familje ekzistonte një lloj frike.