Ai e ka të vetën, Ija konfirmon lidhjen e re të Bes Kallakut?

by editor

Ditën e djeshme, gjyshja e aktorit të humorit Besart Kallakut Ija, ishte mysafire në “Ferma VIP”, aty ku pa nga afër ambientet dhe u takua me fermerët.

Advertisements

Teksa ishte duke vëzhguar fermerët në stalla, Ija dha një këshillë për Xhensilën, duke u shprehur se: “kush është pa martuar duhet t’a gjejë dashurinë”.

Advertisements

Mirëpo, ajo që ra në sy ishte deklarata për Besin, pasi Ija tha se aktori i humorit e ka gjetur gruan e tij.

Pjesë nga biseda:

Besi: “Kush punon sot o Ije aman”.

Xhensila: “Pse prish punë ti o Bes”?

Renisi: “Lëre more gocën të gjejë dashurinë”.

Xhensila: “Po më lër ore”.

Ija: “Do të shkojë në fshat kjo”.

Renisi: “Edhe punën edhe dashurinë do t’a gjejë”.

Ija: “Po! Do t’a gjej për Zotin. Kush të jetë pa martuar gjeni ndonjë. E ka gjetur të vetën ai, e mbyti Ajka…(flet për Besin)”.

Renisi: “Edhe një copë tokë e ka ai”.

Xhensila: “Ija flet në përgjithësi, për këta që kanë ferma, jo gjëra të vogla se unë dua një me shumë lopë.

Kujtojmë se në media u raportua se Besi kishte nisur një lidhje me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi. Kjo pasi dyshja u shfaqën në një fotografi së bashku, gjë që solli dyshime se mes tyre mund të kishte diçka më tepër sesa miqësi”.

Megjithatë në një prononcim për mediat, aktori i humorit hodhi poshtë këto aludime.

“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel. As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem. Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”.

You may also like