Seksioni për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Tëo”.
Advertisements
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Advertisements
Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në rrugën “Him Kolli”, në administrim nga 32-vjeçari, u gjetën dhe sekuestruan 2 kompjutera dhe 2 aparate celulare që shërbejnë për ushtrimin e llotarive të palejuara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.