Autori erdhi nga Anglia për të kryer krimin/ Detaje nga vrasja e recepsionistit në Dhërmi, trupi ende nuk gjendet

by editor

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhu në Dhërmi ku një 31-vjeçar që punonte si recepsionist është vrarë.

Advertisements

Policia bën me dije se autori i dyshuar, Gerald Shehu i cili qëlloi me armë zjarri 31-vjeçarin, Eraldo Nevruzi, kishte ardhur nga Anglia për të kryer krimin, ku banonte prej vitesh si rezident. Ndërkohë, pas kryerjes së krimit ai është larguar për në Greqi, duke mos lënë asnjë gjurmë.

Advertisements

Nga ana tjetër, trupi i 31-vjeçarit ende nuk është gjetur dhe policia vijon kërkimet, e po ashtu vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Ende nuk dihet asgjë mbi shkakun e krimit të rëndë.

“Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit. Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi Gerald Shehu 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi Gerald Shehu është larguar drejt Greqisë. Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas. Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasi Eraldo Nevruzi, si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.”, thuhet në njoftimin e policisë.

You may also like