Aktorit të njohur i ndodh e papritura në skenë, dërgohet me urgjencë në spital

by editor

Aktori i njohur i filmit “Lord of the rings”, Ian McKellen, ka pësuar një incident në skenën e teatrit Nowl Coward, në Londër.

Advertisements

Mediat e huaja shkruajnë se 85-vjeçari është rrëzuar dhe ka lënduar këmbën ndërsa po performonte betejën e “Player Kings”,

Ian u dërgua menjëherë në spital, duke anuluar performancën, ndërsa disa burime bëjnë me dije se ai tashmë është në një gjendje të mirë shëndetësore.

Advertisements

Ai është një ndër aktorët më të njohur të botës së artit, i cili luajti në disa filma si, Gandalf në “Lord of the Rings” dhe X-Men si Magneto.

Ka interpretuar role në shumë shfaqje të Shekspirit për më shumë se 6 dekada, duke përfshirë “Hamletin”, “Richard II” dhe “King Lear”. Një portret nga Ian McKellen është nominuar për çmimin “Sony World Photography.”

Advertisements

You may also like