Ish-banorja e Big brother VIP 3, Roza Lati ka folur hapur për raportet që ajo ka me ish-konkurrentët e tjerë tani që kanë dalë nga shtëpia.
Advertisements
E ftuar në emisionin “Top Arena”, Roza u shpreh se është takuar me Françeskën dhe Fatjonin, për të cilët tha se gëzon simpati për të dy.
Advertisements
Ndërsa e pyetur se me kë nuk ka asnjë kontakt, Roza Lati u përgjigj: “Për atë që thashë do të hidhem nga ballkoni”. Duke nënkuptuar kështu Egla Cenon.
Pyetje: Të kemi parë korridoreve të topit, mos ke ndonjë projekt?
Roza: Momentin që do të kemi diçka konkrete për ta folur dhe gëzuar do të prononcohem për momentin po e lë pezull sepse është më profesionale kështu.
Pyetje: Cilët janë banorët me të cilët nuk ke asnjë raport dhe kontakt?
Roza: Ti e di mirë, unë nëse s’kam pasur kohë që të takoj ty s’kam pasur kohë që të takoj të tjerë, në disa festa për çështje bashkëpunimi dhe koincidencë e bukur jam takuar me Françeskën, Fatjonin, gëzoj simpati për të dy.
Pyetje: Me kë nuk ke fare?
Roza: Për atë që thashë do të hidhem nga ballkoni.
Kujtojmë që pak kohë më parë, Roza deklaroi se do të hidhej nga ballkoni nëse fiton Egla Ceno: “Do i dalë maunës para, do hidhem nga ballkoni nëse fiton Egla”.