Një ndotje e rëndë mjedisore dhe natyrisht, dëm i madh ekonomik ka ndodhur në Fier për shkak të temperaturave të larta.
Advertisements
Vapa e madhe ka shkaktuar ngordhjen e tonelatave të tëra të peshkut në rezervuarit e Petovës dhe Kirjanit.
Advertisements
Era e keqe e peshkut të prishur ka pushtuar zonën.
Sipas burimeve, institucionet përkatëse janë vënë në dijeni dhe po marrin masa që pronarët që i kanë marrë rezervatet me qira për 99 vjet të heqin peshkun që po kalbet.
Advertisements
Sipas disa banorëve, kafshë të egra kanë filluar të ushqehen me to.