Thumanë-Kashar me pagesë, këshilltarja demokrate Shkreli: Veriu i diskriminuar!

by editor

Këshilltarja demokrate e Bashkisë Shkodër, Eliona Kodra Shkreli, ka reaguar ashpër në lidhje me pagesën në aksin rrugor Thumanë-Kashar, duke e cilësuar këtë fakt si një diskriminim nga ana e qeverisë për veriun e vendit.

Advertisements

Shkreli ka bërë më tej fajtor edhe kryebashkiakun shkodran Benet Beci, ku sipas saj nuk ka reaguar për këtë diskriminim që i bëhet Veriut nga forca politike të cilës i përket, por qëndron në heshtje duke miratuar vendimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij.
Reagimi i plotë nga Eliona Kodra Shkreli:
Veriu i diskriminuar!

Advertisements

Autostrada Thumanë-Kashar dhe “Rruga e Kombit” me pagesë, ndërsa të gjithë autostradat në Jug të vëndit janë pa pagesë!

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, në asnjë moment nuk ka reaguar për këtë diskriminim që i bëhet Veriut nga forca politike të cilës i përket, por qëndron në heshtje duke miratuar vendimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij.
Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak kërkova që kryebashkiaku i Shkodrës të lërë pas përfaqësinë politike dhe t’i dalë zot shkodranëve e veriorëve duke reaguar publikisht në lidhje me këtë diskrimin që i bëhet Veriut

Advertisements

You may also like