Kërkohej në Gjermani për trafik droge, e pëson keq shqiptari (Detajet)

by editor

Një shtetas shqiptar me urdhër-arresti europian, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Hannover, Gjermani ka rënë në gjurmët e njësisë së Operacioneve dhe personelit Radiomobile të policisë italiane gjatë kontrolleve në Mugello.

Advertisements

42-vjeçari shqiptar kërkohet për krime të trafikut të lëndëve narkotike si anëtar i një organizate kriminale.

Advertisements

Ai u dërgua në burgun Sollicciano, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për vlerësime në lidhje me ekstradimin.

You may also like